Transmetuar më 12-08-2022, 20:39

Vali Corleone flet pas plagosjes: I thashë, çika ime më gjuaj, humba në një lojë Casino, ishte dënimi

KOSOVË- Vali Corleone (Valdrin Sylejmani) ka folur për herë të pasi u plagos nga 22-vjeçarja Anita Syla. Në një prononcim për Gazetën Ekspress, Vali tregon se është qëlluar nga Syla, të cilën thotë se e ka si vajzën e tij, pasi i ka thënë ai vetë që ta qëllojë. Sipas Corleones, ata kanë qenë duke luajtur një lojë me kushtin që kush humbet do të plagosej në këmbë. Ai ka humbur dhe për pasojë, 22-vjeçarja duhet ta qëllonte me armë zjarri.

“Po jam i plagosur nga vazja që e kam rritur vet dhe që e kam si qik e imja, dhe e kam si qik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistolet me plumb në këmbën e djatht sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë… Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe I thash qikes me gjuaj tani! Ajo më tha jo babi nuk mundem, unë i thash më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkaqe që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kuptove qika ime e vogel jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe qika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhe por faleminderit doktorave profesional me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja. Tani jam në shtëpi duke u shëruar, kam dal nga spitali i Gjilanit ose i Italisë t’vogël!!”- tha Vali.

Vali Corleone u plagos dy ditë më parë. Syla qëlloi plot 40 herë, por Corleonen e kapi vetëm një plumb në njërin gju. Rastit është nën hetim.