Transmetuar më 13-08-2022, 23:17

Beograd- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka ironizuar Kryeministrin Albin kurti duke treguar supermaci në ushtri.

Në mbrëmjen e së premtes Vuçiç vazhdoi me provokime ndaj Kosovës, duke thumbuar të gjitha autoritetet qeverisëse, nga kryeministri Kurti të cilin e quajti të përvuajtur. I ftuar në TV Prva, të premten mbrëma, Vuçiç tha se gjithë Ushtrisë së Serbisë do të iu rritet paga mujore deri në 25 përqind.

Ai njoftoi se ka synim që shërbimi ushtarak në Serbi të jetë i detyrueshëm për qytetarët serbë, përveç ushtrisë profesionale. U kujdes ta shtojë dhe një batutë për kryeministrin Kurti.

“A iu kam borxh atyre t’iu raportoj, apo popullit tonë? Çfarë doni, që ne të jemi thes boksi e të na godasin, përkundër heroizmit të ushtarëve dhe oficerëve tanë, sikur të nëntëdhjetave. E ata që po armatosen që të gjithë. Që po veçojnë nga 20 përqind të municioneve të tyre nëpër depo. E pse po blini helikopterë nga SHBA dhe kundërajror nga Gjermania pra. Kë doni të sulmoni, Austrinë apo Slloveninë? Kurti tha se do të ketë 130 milionë buxhet për ushtri. S’ka problem, ne do të kemi një miliardë e gjysmë,”- tha Vuçiç.

Presidenti serb Vuçiç komentoi edhe takimin e shumë diskutuar me kryeministrin Kurti në Bruksel, me 18 gusht. Duke shtuar se nuk është aspak optimist.

“Po shkoj me vullnet të mirë të bisedoj dhe t’iu tregoj për të gjitha rreziqet me të cilat po përballemi. Si me targat, ku i kanë trilluar të gjitha. I kemi pranuar ne edhe dokumente, por me një deklaratë të caktuar. Por ata duan që t’i ndalojnë targat serbe. Ky është synimi i tyre. E për këtë s’kanë asnjë të drejtë,”- tha ai.

Sa i përket NATO-s, Vuçiç tha se është sjellë me përgjegjësi, duke theksuar ‘deri tani ama’. Më pastaj tha se shqiptarët duan të përzënë serbët tërësisht nga Kosova.

“Ata janë të tronditur tani se nga po i di unë që i kanë dislokuar forcat në Gjilan. Ka dy ditë që po kryejnë hetime. Unë nuk e kam shpikur atë se duan të eliminojnë njerëzit tanë. Kjo është thënë në një takim të mbyllur, e ata tani nuk e dinë se kush e rrodhi këtë. E pastaj detyra e gjithë mediave është, melodrama e Vucic. Ata kishin gjetur një plan tonin të para dy viteve, që do të ishte hapi ynë nëse niste pogromi. Edhe ne kemi folur për këtë. Si fëmijë të vegjël po sillen, janë vonuar për dy vite, dhe habiten si po i dimë ne të gjitha,”- shtoi Vuçiç.