Transmetuar më 16-08-2022, 09:56

KOSOVË- E trishtë në Kosovë. Një fëmijë i cili ishte duke ecur në rrugë është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:15 në fshatin Kovrag të Istogut, në rrugën Pejë-Mitrovicë.

Sipas policisë në Kosovë fëmija ndërroi jetë në Spitalin Rajonal nё Pejё për shkak të lëndimeve të rënda që mori nga përplasja fatale.

Policia lajmëroi: Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femiu ndёrron jetё”.