Transmetuar më 20-08-2022, 22:22

Gramsh- Një incident me spiunë duket se ka ndodhur në Gramsh.

Tre persona që hiqeshin si turistë rusë, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë duke duke filmuar dhe fotografuar ish uzinën e prodhimit të armëve në këtë qytet.

Ushtarët shqiptarë janë afruar dhe i kanë kërkuar verifikim pasi i kanë informuar se shenjat dalluese tregojnë se është zonë ushtarake e nuk lejohet filmimi apo fotografimi. Por ‘turistët’ nuk kanë pranuar që të kryhet verifikim madje kanë tentuar të largohen.

Ushtarët kanë këmbëngulur, por njëri prej tyre ka nxjerrë një spraj dhe i ka spërkatur në fytyrë duke u shkaktuar irritim në sy.

në ndjekje të tyre më pas është vënë antiterrori që ka mundur të kapë turistët (spiunët) rusë.

Ushtarët, pasi kanë marrë mjekimin në spitalin e Gramshit, janë transportuar për në Tiranë për një shërbim më të specializuar pasi rrezikojnë të verbohen nga spraji.

Tre ‘turistët’ janë marrë në pyetje nga antiterrori e ndaj tyre ka nisur një hetim.

Ky është një incident spiunazhi i cili merr seriozitet pas sulmit rus në Ukrainë. Shqipëria ka dalë hapur në mbështetje të Ukrainës në këtë konflikt. noa.al