Transmetuar më 21-08-2022, 23:44

Horoskopi i Dashit Pesë yje për Dashin. Afërdita është më në fund në anën tuaj, kështu që duhet të lini gjëra pas e sigurisht nuk është koha për të rimenduar të kaluarën, gabimet dhe problemet. Thjesht do të ishte humbje kohe. Duhet të ecni përpara, të kënaqeni me pasionet dhe sfidat e reja.

Në punë, për shumëkush nuk do jetë e lehtë të rikthehet në lojë, por me vendosmëri gjithçka do të bëhet e mundur. Madje dhe ajo që ju dukej e pamundur për t’u kapërcyer!

Horoskopi i Paolo Fox Demi Katër yje për Demin. Venusi është ende disonant dhe në dashuri ndoshta ka disa dyshime dhe një klimë pasigurie. Ka nga ata që presin të reja që lidhej me një person të veçantë.

Në punë përpiquni të ngrini krye në një farë mënyre dhe në një farë mase dhe të këmbëngulni nëse shihni se diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi. Nuk ju mungojnë njohuritë dhe idetë e bukura, veçanërisht midis të shtunës dhe të dielës!

Horoskopi i Binjakëve Katër yje për Binjakët. Doni ta lini veten të dashuroheni, por nuk mund t’i duroni gjërat që merren dhe jepen si të mirëqena dhe ka njerëz që mendojnë gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Ju ndjeni nevojën për të folur, për t’u përballur, për të qeshur, veçanërisht tani që Merkuri është me ju dhe njohjet e mira janë afër.

Në punë Jupiteri është me ju dhe të enjten mund të ndodhë diçka e mirë!

Horoskopi i Gaforres Katër yje për shenjën e Gaforres. Nuk mund të jesh gjithmonë vetëm, përkundrazi. Kërkoni dashuri dhe konfirmime tani që Hëna është me ju dhe ju ndihmon, veçanërisht të martën.

Në punë gjithçka rreth jush ka ndryshuar, nga ambienti e deri te puna e re. Por nëse nuk ka pasur transformime të tilla, ndoshta jeni ju që keni ndryshuar dhe nuk jeni më i njëjti!

Horoskopi i Luanit Pesë yje për Luanin. Afërdita po vazhdon një tranzit të bukur në shenjën tuaj dhe sigurisht që ju bën më magjepsës. Në fakt, ju e dini shumë mirë se si të goditni dikë, t’i bëni një "goditje" në zemër një personi dhe tani doni të lini veten të hidhet tek emocionet e bukura. Hëna do jetë me ju dhe sidomos të enjten do të ketë një surprizë të këndshme.

Në punë, Urani është kundër, ndaj bëni kujdes nga daljet e kushtueshme e në përgjithësi në sferën ekonomike. Mos u trembni, periudha sidoqoftë nuk është e keqe!

Horoskopi i Virgjëreshës Pesë yje për shenjën e Virgjëreshës. Afërdita së shpejti do të jetë në anën tuaj, kështu që edhe një miqësi mund të kthehet në diçka të bukur dhe të rëndësishme. Gjithçka varet nga ju, por nuk mund të keni gjithmonë frikën dhe vigjilencën se mps bëni gabime: përpiquni të përfshiheni, veçanërisht në fundjavë. Në punë ka nga ata që tashmë po mendojnë për një projekt në funksion të vitit 2023. Kjo fazë e re është sigurisht një rikuperim nga e kaluara!

Horoskopi i Peshores Katër yje për shenjën e Peshores. Në dashuri tani duhet të gjeni sërish pak qetësi. Jeni shumë të ndjeshëm, ndaj para se të lidheni me dikë rishtas, përpiquni të kuptoni se me kë keni të bëni për të shmangur zhgënjimin, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Në punë ka nga ata që nuk janë shumë të kënaqur, por tani duhet të bëjnë më të mirën për t’u ruajtur nga një situatë e keqe sepse Jupiteri është në dizavantazh me shenjën tuaj. Dhe problemet janë afër, aty te cepi!

Horoskopi i Akrepit Katër yje për shenjën e Akrepit. Pasioni do të rikthehet në shtator, ndaj tani përpiquni të qëndroni të qetë. Dhe një këshillë, për të mos u mbyllur në vetvete: nuk mund të izoloheni, jo të gjithë janë në gjendje t’ju kuptojnë. Kujdes duhet të bëni veçanërisht të enjten.

Në punë mundësitë nuk mungojnë dhe vullneti juaj nuk mungon. Së shpejti, diçka mund të ndryshojë, ndoshta edhe roli që keni pasur në kompani prej disa vitesh!

Horoskopi i Shigjetarit Tre yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri, kushtojini vëmendje diskutimeve, veçanërisht nëse nuk ndiheni të barabartë në të thënë dhe në veprime me gjysmën tjetër. Megjithatë, mjaft me polemika, nëse keni të bëni me një person të paqartë, do të bënit mirë të mbyllni çdo derë e çdo shteg. Sqarimet vijnë në shtator.

Në punë, muaji shtator premton për mirë, por përpiquni të verifikoni çdo informacion. Keni nevojë për garanci dhe konfirmime!

Horoskopi i Bricjapit Tre yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Në dashuri, jeni në një fazë rikuperimi, por tani nëse duhet të bëni një zgjedhje për veten tuaj, do ta keni më të lehtë të thoni atë që mendoni. Dikush, një person i veçantë do të vijë në shtator, por tani mos e komplikoni më shumë jetën tuaj.

Në punë, përpiquni të mos ndaleni, 2023 do të jetë një vit pozitiv dhe kështu, tani e tutje mund të përfshiheni vërtet!

Parashikimet për Ujorin Tre yje për Ujorin. Afërdita është në dizavantazh me shenjën tuaj, ndaj nuk mund ta lini veten të qetë në marrëdhënie, pasi dipka "zien". Tensionet janë afër, por në shtator gjithçka do të jetë si më parë. Madje dhe pasioni do të kthehet gjithashtu.

Në punë përpiquni të mos nxitoheni, sidomos në aspektin ekonomik. Disa projekte mund të ngadalësohen, por mos kini frikë. Gjithçka do të funksionojë!

Horoskopi i Peshqve Tre yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Nëse keni të bëni me një person që nuk i mban premtimet, mos u shqetësoni sepse në shtator do të arrini ta largoni nga jeta juaj. Mundohuni ta bëni veten të dashur dhe të respektuar, nuk mund të jepni shumë dhe të merrni pak. Në punë është më mirë të jeni të kënaqur dhe të mos e teproni. Një konfirmim tashmë ka ardhur! /noa.al