Transmetuar më 29-08-2022, 12:57

A e ndan Instagram vendndodhjen e saktë të përdoruesve? Një postim në të cilin bëhen akuza të rënda ndaj rrjetit social është bërë “viral”, pas një përditësimi të pakapshëm të IOS.

Mohimi kategorik erdhi nga llogaria zyrtare në Instagram: "Ne nuk e ndajmë vendndodhjen tuaj me njerëz të tjerë.

Ne e përdorim vendndodhjen për operacione të tilla si përcaktimi i një etikete vendndodhjeje në rast se shtohet në një postim ose një ‘story’, por nuk e publikojmë vendndodhjen tuaj të saktë.

Nëse dëshironi të ndryshoni cilësimet e vendndodhjes tuaj, mund t’iu referoheni opsioneve të përgjithshme të pajisjes".

Në Twitter, kreu i Instagramit Adam Mosseri përsëriti gjithashtu se shërbimet e gjeolokacionit janë të lidhura me cilësimet e pajisjes dhe jo drejtpërdrejt me aplikacionin.