Transmetuar më 30-08-2022, 13:43

Kosovë- Kur e gjithë Kosova është e sensibilizuar për rastin e rëndë të përdhunimit të një 11-vjeçareje, denoncohet një tjetër rast i kësaj natyre.

Policia informon se në rrugën ‘Agim Ramadani’, Prishtinë u denoncua një rast sulmi seksual i regjistruar më datë 28.08.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur, e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Ky sulm vjen pak pas bërjes publike të përdhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona. Kjo ngjarje ka tronditur opinionin kosovar dhe sot janë paralajmëruar protesta nga shoqëria civile.