Transmetuar më 01-09-2022, 20:03

I ashtuquajturi Ballkan i Hapur ose Open Balkan u rikthye sot në vëmendjen e publikut pasi është hapur në Beograd edicioni i parë i Panairit të Verërave.

Nisma organizohet nga Serbia, vendi ynë dhe Maqedonia.

Edi Rama, ka shkuar në Beograd dhe foli për panairin që tha se ka nivel të lartë evropian.

"I kemi dhënë mundësi prodhuesve tanë dhe tregtarëve të verës që të shikojnë në një hapësirë të përbashkët kaq shumë prodhime që përndryshe do duheshin udhëtime të gjata për t’u shikuar. Sot këtu janë 22 prodhues nga Shqipëria", tha Rama.

Ditën e nesërme (2 shtator) pritet të mbahet samiti mes kryetarëve të qeverive të Ballkanit të Hapur. Pritet të marrin pjesë Rama dhe Vuçiç.

Fotot në galeri: NOA/LSA