Transmetuar më 05-09-2022, 11:56

GREQI- Një tërmeti i fuqishëm tronditi ishullin grek, Samos që ndodhet në kufi me Turqinë. Tërmeti ka shkaktuar dëme materiale duke shembur disa godina, mes tyre dhe çatia e Bashkisë.

Për fat nuk ka pasur lëndime apo viktima nga shembja e çatisë.

Lajmin për shembjen e çatisë është bërë i ditur nga kryebashkiaku i ishullit, Giorgos Stantzos, i cili ka ndarë pamjet në rrjetet sociale, Facebook.

Turqia dhe Greqia u tronditën nga tërmeti i dyfishtë më 31 gusht. Të dy vendet bëjnë pjesë në zonën me aktivitet të lartë sizmik.