Transmetuar më 05-09-2022, 18:27

Greqi- Një video e pazakontë u publikua nga mediet greke.

Në video duken momente kur 19-vjeçari ka ndjekur pas personat që i grabitën shtëpinë, pasi atë dhe prindërit i lidhën dhe dhunuan. Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, shihet i riu që, vetëm me të brendshme e me duart e lidhura, vrapon për të kapur personat që e grabitën.

“Doja ta çoja gjënë deri në fund, nuk doja t’i lejoja asnjë hapësirë që të shpëtonin nga policia”, ka thënë 19-vjeçari për mediat greke.

Në momentin që një prej hajdutëve pa djalin e familjes që po e ndiqte, u rrëzua dhe pësoi një goditje në tru. Të dy grabitësit u vunë në pranga. Njëri ndodhet ende në spital.

Ngjarja ndodhi ditën e shtunë, në Nafplion.

Familja prej tre anëtarësh po flinte gjumë në momentin kur dy grabitësit u futën brenda, i lidhën dhe vodhën gjithçka që gjetën. Tashmë i pret burgu!