Transmetuar më 08-09-2022, 13:58

Greqi- Policia greke arerstoi një shqiptar pasi ka valëvitur flamurin turk dhe atë shqiptar në banesën e tij.

Lajmi ka bërë bujë në mediet greke.

Denoncimi është bërë nga banorët e lagjes, ku ndodhej banesa.

Sipas mediave greke, ky ka qenë një provokim nga shqiptari.

Fakti ka marrë vëmendje të shtuar edhe për faktin se pasi flamuri u valëvit në një lagje ku pjesa më e madhe e banorëve janë punonjës të Forcave të Armatosura.

Rasti është nën hetim.