Transmetuar më 08-09-2022, 22:00

Kosovë- Arrestohet një mësues në Kosovë. Ai akuzohet për ngacmim.

Mësuesi i gjimnazit të Gjilanit, Kastriot Kurti, 32-vjeç, është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar në rrjetet sociale ish-nxënësen e tij.

Ai jep lëndën e Filozofisë në gjimnazin "Zenel Hajdini’’, në Gjilan. Lajmin për arrestimin e tij e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ismet Hashani deklaroi se rasti në polici është raportuar nga e dyshuara me datën 6 shtator, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai dyshohet se përmes mesazheve ka shqetësuar një ish-nxënëse të tij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 06.09.2022 rreth orës 16:00 ka pranuar ankesë nga ankuesja Shqiptare Kosovare se përmes rrjetit social është shqetësuar me mesazhe shqetësuese nga i dyshuari Shqiptar Kosovar K.K. (1990). I dyshuari nga ana e Policisë pasi është lokalizuar, është arrestuar dhe intervistuar në baztë proçedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale. Shqetësim dhe i dyshuari të ndalohet për të dalë për 48 orë”.