Transmetuar më 10-09-2022, 19:58

Tiranë- Dje, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama ishin në Zall herr ku u përqafuan me bashkëfshatarët. Mes tyre ishte edhe dy nëna.

Ishte një foto ku nënat u ndjenë të nderuara pse erdhën udhëheqësit e tyre në fshat. Mjaft thanë se ishte edhe foto propogande. Por gjithsesi askush se paragjykoi më tej.

Por përqafimi i një dite më parë befas u kthye në ‘thikë pas shpine’ për nënën nga fshati.

Ajo u përball sot me policët të cilët me harbutëri shkuan t’i sekuestronin domatet dhe sallatën që ajo kishte marrë nga kopështi për t’i sjellë të freskëta në qytet. Pastaj edhe ca para për të plotësuar pensionin i duhen se dihet sa sa ajo e mijëra të tjerë marrin. Në video shihet se si nëna e gjorë përpiqet të rifitojë domatet e humbura. Sepse ndoshta edhe lekë nuk kishte në xhep të kthehej në banesë.

Foto dhe video: JOQ