Transmetuar më 11-09-2022, 09:26

TIRANË- Rikthehet pas 24 orë bllokim nga sulmi kibernetik sistemi TIMS në Aeroportin e Rinasit dhe në Kapshticë.

Burime për noa.al informojnë se sistemi TIMS në Aeroportin e Rinasit është vënë në funksion. Tashmë sistemi është në funksion të plotë dhe regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve në Rinas do të bëhet përmes tij.

Ditën e djeshme, Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj u shpreh se sistemi TIMS vijonte të qëndrojë i fikur mirëpo kjo nuk shkaktoi asnjë anulim në fluturimet e rezervuara.

Në pikat kufitare tokësore dhe detare ende po ndodh regjistrimi me shkrim i hyrjeve dhe daljeve. Doganat e Morinës, Muriqanit, Kakavijës, Durrësit, Qafë Thanës, po punojnë ende ‘me laps e letër’.

Gjithashtu mësohet se ditën e sotme është rikthyer sistemi TIMS edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës por jo në atë të Qafë Thanës. Sipas informacioneve nga Autoritetet Doganore bëhet e ditur se aktualisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka sistem, por është i ngadaltë. Kjo do të bëjë që qytetarët të mos presin më në radhë siç ka ndodhur dy ditët e fundit.

Përmes faqes HomelandJustice, hakerat e Iranit kanë publikuar video 6 minuta të gjatë ku shfaqet sistemi SMART PSS, i kontrollit qendror i të gjitha pikave të kalimit kufitar në RSH. "Numerim mbrapsht i Tiranës drejt katastrofës ka filluar", ishte mesaqzhi që hakerat iranianë publikuannë faqene tyre Homelandjustice, si kërcënim për vendin tonë.