Transmetuar më 11-09-2022, 19:10

VLORË- Durrës- Sistemi TIMS është rikthyer në portin e Durrësit dhe Vlorës, pas sulmit kibernetik nga Irani. Mësohet se sistemi është rikthyer plotësisht në punë dhe pasagjerët vazhdojnë të rregjistohen.

Prej dy ditësh pikat kufitare ranë pre e një sulmi kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.