Transmetuar më 11-09-2022, 21:11

Tiranë- Nesër nis viti i ri shkollor. Por disa nxënës duket se nuk do ta gëzojnë ditën e parë të shkollës.

Në disa shkolla nuk lejohet mësimi pasi janë të dëmtuara nga tërmeti apo kanë amortizime të thella. Por ka edhe shkolla që nuk kanë më asnjë nxënës.

Në Durrës, 12 shkolla nuk do hapen pasi ato janë dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe rindërtmi i tyre nuk ka përfunduar.

Në Qarkun Lezhë, nuk do të hapen katër shkolla, pasi godinat janë të amortizuara dhe do të rindërtohen. Këto shkolla ndodhen në Lezhë, në Ishull-Shëngjin, në Milot dhe një në Gore të Kurbinit.

Në Qarkun e Fierit një shkollë 9 vjeçare në Patos dhe gjimnazi i Levanit nuk do të hapen, pasi po rikonstruktohen. As shkolla e fshatit Mizë të Divjakës nuk do të hapet pasi është e amortizuar.

Në Qarkun e Vlorës, shkolla e Lapardhasë të Bashkisë Selenicë nuk do të hapet, pasi në të është regjistruar vetëm një nxënës.

Në Qarkun e Gjirokastës, nuk do të hapet një shkollë në Këlcyrë të Bashkisë së Përmetit për shkak se nuk është rregjistruar asnjë nxënës.

Një gjimnaz në Bashkinë Libohovë ka numër shumë të ulët të regjistrimeve dhe rrezikon të mbyllet.

Në fshatin Seltë në Gjinar të Elbasanit, shkolla nuk do të hapet, pasi edhe këtu nuk është regjistruar asnjë nxënës.