Transmetuar më 12-09-2022, 09:01

U mbyll dje Festivali i Filmit ”Luani i artë” i Venecias, ku filmi amerikan ”All the beauty and the bloodshed” u shpall si filmi më i mirë.

Më poshtë vijojnë fituesit kryesorë të këtij festivali:

”Luani i artë” për filmin më të mirë: “All the beauty and the bloodshed” nga Laura Poitras (SHBA)

”Luani i argjendtë” – Çmimi i Madh i Jurisë “Saint-Omer” nga Alice Diop (Francë)

”Luani i argjendtë” – Çmimi për regjisorin më të mirë – Italiani Luca Guadagnino për “Bones and all”

Çmimi për aktoren më të mirë: Australian Cate Blanchett për rolin e saj në filmin “Tàr” të Todd Field

Çmimi për aktorin më të mirë: irlandezi Colin Farrell për rolin e tij në “The banshees of inisherin” të Martin McDonagh.

Çmimi ”Marcello Mastroianni” për aktorin/en më premtues/e: Aktorja Taylor Russell për rolin e saj në “Bones and all” nga Luca Guadagnino

Çmimi Special i Jurisë: “Les ours n’existent pas” nga Jafar Panahi (Iran)

Çmimi për skenarin më të mirë: “The Banshees of Inisherin” nga regjisori irlandez Martin McDonagh.