Ngjarje e kobshme në Stamboll. Një 35-vjeçare dyshohet se ka vrarë nënën e saj duke i prerë kokën.
Tugce Sayin, 35, akuzohet se ka therur nënën e saj Sevilay Palabiyik, pas një konflikti për pronësinë e shtëpisë ku ato banonin të dyja. Autoritetet kanë deklaruar se 67-vjeçarja nuk kishte pranuar që ta vendoste shtëpinë në emrin e të bijës, e cila pasi e dhunoi i preu kokën.
Thuhet se Sayin e ka tërhequr zvarrë trupin në banjë përpara se ta presë kufomën dhe të hiqte mishin nga kockat e njërës prej këmbëve të saj.
Fqinjët e shqetësuar kishin ngritur alarmin kur nuk mundën të kontaktonin Palabiyik dhe njoftuan policinë. Oficerët që i ranë ziles së derës u gjendën ballë për ballë me vajzën, e cila nuk pranoi t’i lejonte burrat brenda derisa ata insistuan.
Ajo pranoi më pas krimin duke treguar dhe vendin ku ndodhej trupi. Koka e viktimës ndërkohë u gjet brenda një tenxhereje gatimi.
Më pas u zbulua po ashtu se nëna kishte bërë një ankesë kundër vajzës së saj para se të vdiste. Në të shkruhej: "Vajza ime do të më vrasë. Fillimisht më mori byzylykët. Më pas kërkoi shtëpinë. Më kërcënoi me thikë".
Në një deklaratë për Zyrën e Kryeprokurorit Publik Kuçukçekmeçe, Sayin thuhet se tha: "Unë jam skizofren. Nëna ime më sulmoi dhe bëri një magji."
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përcaktuar se Sayin është "e sëmurë mendore" dhe është shtruar në një institucion mendor.