Transmetuar më 17-09-2022, 19:44

Korçë- Bie sistemi TIMS në doganat e Qafëthanës dhe të Kapshticës. Pas problemeve me sulmet kibernetike nga Irani, gjendja u duk sikur u stabilizua, ndonëse jo me shpejtësinë e zakonshme.

Por burime nga dy doganat verilindore të vendit bëjnë me dije se sot pasdite sistemi ra sërish dhe se hyrje daljet po bëhen me regjistra.

E njëjta procedurë po ndiqet në Goricë. Por punohet normalisht në Tushemisht. noa.al