Transmetuar më 20-09-2022, 06:19

Shtetet me qytetarët me IQ më të lartë: Vendi i Shqipërisë dhe pjesët e planetit me më shumë gjeni. Çfarë tregojnë shifrat e paraqitura nga World Population Review?

Një hulumtim i prezantuar nga World Population Review, evidenton se shumica e njerëzve në mbarë botën (rreth 68%) kanë një IQ nga 85 në 115. Vlen të theksohet se ata shumë pak, që kanë një IQ mbi 140, i përkasin gjenive.

Gjithsesi, me interes të madh paraqet harta e WPR që tregon IQ-në e çdo vendi në detaje, bazuar në studime dhe vlerësime. Në vend të parë është Japonia me IQ mesatare të popullsisë së saj që arrin në 106.49, e ndjekur nga Kina (104.10), raporton noa.al.

Vendet evropiane të përfshira në dhjetëshen e parë janë Bjellorusia (101.60), Finlanda (101.20), Lihtenshtajni (101.07), Holanda dhe Gjermania me një IQ mesatare prej 100.74.

Shqipëria renditet në vendin e 109-të ndër 199 shtete me 81.75, duke befasuar pasi shpesh flitet se shqiptarët hyjnë në njerëzit më të zgjuar dhe me IQ ndjeshëm të lartë.

Vendet me rezultate më të ulëta të IQ janë zakonisht më të varfra dhe më pak të zhvilluara, veçanërisht në fushën e arsimit, krahasuar me vendet me rezultate më të larta IQ. /noa.al