Transmetuar më 21-09-2022, 11:02

Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se ish-ministri Mediu është thirrur në SPAK për të dëshmuar në lidhje me çështjen e tragjedisë së Gërdecit, por gjithashtu edhe për hetimet në lidhje me ish-kompleksin Partizani, si person që ka dijeni.

Kujtojmë se ish-ministri Mediu është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, por nuk u gjykua asnjëherë pasi u mbrojt nga imuniteti parlamentar.