Transmetuar më 22-09-2022, 23:02

Kryeministri Edi Rama ka folur për bandat dhe fatin e Ervis Martinajt.

Edi Rama: Në asnjë mënyrë, bandat nuk dominojnë asgjë tjetër në Shqipëri përveç territoeit të kriminalizuar mes tyre. Nuk ka kërcënim për qytetarët shqiptarë. Bandat janë në territoret e tyre kriminale ku bëjnë mirë që hanë kokat e njëri-tjetrit. Por, policia ka për detyrë që të ndërhyjë dhe të normalizojë situatën.

Edi Rama: E theksova në fjalën që thashë më herët, është një prej gjërave më kryesore që na bëri të shohim të udhës që Drejtorit të kaluar t’i kërkonim të tërhiqej. Është e pamundur që të jetojmë në këtë vrazhdë telenovelash, në pamundësi për të pasur një version zyrtar.

Çfarë ka ndodhur me fatin e tij.

Edi Rama:Shpresoj të dalë policia me informacionin zyrtar

A ka informacione

Edi Rama:Policia nuk duhet të ketë informacione, por prova

A ka prova?

Edi Rama:Nuk e di, të shohim. Policia ka shumë më tepër se ç’kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur del me një version zyrtar. Shumë shpejt, uroj ta ketë shpejt.