Transmetuar më 23-09-2022, 20:06

ANGLI- Ndërsa jashtë binte shi me rrebeshe e bubullima, Aidan Rowan 33 vjeç u ul në divan dhe ndezi PlayStation me shpresën për tu çlodhur. Por befas shtëpia u godit nga rrufeja, e cila kaloi nëpër linjat e energjisë elektrike dhe arriti në duart e tij. Pavarësisht se në fillim nuk e dinte se çfarë ndodhi, sot ai është mirënjohës për jetën e tij.

“Mu desh rreth një minutë të vija në vete, u ndjeva shumë, shumë i hutuar” , kujton ai. Sipas tij, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ai ishte ulur në divan dhe duke luajtur në tastierën e lojës lojën Stray, në të cilën lojtari kontrollon një mace endacake. Ironia ishte se loja fillon me atë që macja duhet të gjejë strehë nga një stuhi. Rreth orës njëmbëdhjetë e gjysmë të mbrëmjes, një gjëmim i fortë u ndje. Aidan ndjeu dhimbje dhe ra në tokë.

“Pata një ndjenjë shumë të rëndë në të gjithë trupin. Kjo u pasua nga një nxehtësi e tmerrshme në dorën e djathtë. Unë kam ende djegie aty," shtoi Rowan.

Ai ia hodhi paq me përjashtim të disa disa prerjeve në dorën e majtë dhe një djegie të vogël në dorën e djathtë dhe mundi të shkonte në shtëpi pas disa ditësh nën vëzhgim. Ai tha se në të ardhmen preferon ta lërë të fikur pajisjen e lojës gjatë stuhisë!