Transmetuar më 24-09-2022, 19:57

Rusi- Pamje tronditëse shfaqen në një video realizuar në Stavropol, Rusi. Një burrë ka tentuar të hidhet nga kati i 11-të i një pallati, por falë ndërhyrjes së një fqinji ka mundur të shpëtojë.

Gjithçka filloi kur burri u përlesh me të dashurën e tij. Në fakt, sipas autoriteteve vendase, ai dyshohet se fillimisht ka tentuar ta hedhë nga ballkoni (36 metra i lartë ) por nuk ia ka dalë. Mirëpo, i ka shkaktuar lëndime trupore.

Me të dëgjuar britmat fqinjët dolën në ballkonin e pallatit dhe në atë moment burri u ngjit për t’u hedhur. Më pas një fqinj e ka tërhequr në momentin e fundit nga njëra dorë dhe me ndihmën e fqinjëve të tjerë e kanë tërhequr sërish lart.

Burri ishte në gjendje të hutuar, edhe kur u shfaq policia, të cilën ai e shau kur u arrestua. Sa i përket partneres së tij të dhunuar, ajo u dërgua me urgjencë në spital.