Transmetuar më 25-09-2022, 12:50

TIRANË- Rosela Gjylbegu është një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku poston foto dhe video të ndryshme si nga jeta e saj private po ashtu edhe profesionale.

Ajo shpesh i ka kënduar dashurisë, kjo pjesë tek ajo ka qenë një enigmë për publikun shqiptar.

Së fundmi, këngëtarja ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj, e cila ka postuar një foto me personin që i ka rrëmbyer zemrën. Ata shihen të lumtur së bashku, ku krahas imazhit të ëmbël, ajoka vendosur dy zemra të kuqe.