Transmetuar më 25-09-2022, 23:37
Itali- Janë mbyllur votimet në Itali.
Pas orës 23.00, orari zyrtar i përfundimit të procesit, janë publikuar edhe exit-pollet e para.
Në exit-pollin e publikuara nga televizioni Rai1, bien në sy projeksioni për një fitore të thellë të qendrës së djathtë, të përbërë nga Forza Italia e Silvio Berluskonit, Lega Nord e Mateo Salvinit dhe Fratelli d’Italia e Giorgia Melonit.
Kjo e fundit pritet të jetë kryeministrja e re e Italisë, me të djathtët që pritet të drejtojnë vendin pa patur nevojën e partive të tjera në koalicion.