Transmetuar më 26-09-2022, 09:02

Ndërsa pret të kthehet në fushë me Milanin, Ibrahimovic njofton pjesëmarrjen e tij në filmin "Asterix & Obelix: The Middle Kingdom". Sulmuesi veteran suedez ka publikuar në rrjetet sociale trailerin e kapitullit të ri të sagës, i cili do të dalë për publikun në vitin 2023.

Ibrahimovic mund ta shihni të veshur me rolin e një gladiatori, duke luftuar në flakë dhe lavdëruar nga njerëzit. Do të jetë “Caius Antivirus”, ky është personazhi që do të luajë sulmuesi i Milanit.

Vitin e kaluar u njoftua se Zlatan do të shfaqej në produksionin francez të aktorit francez Guillaume Canet, i cili gjithashtu luan në rolin kryesor. Filmi është në gjuhën franceze dhe pritet të shfaqet më 1 shkurt të vitit të ardhshëm.

Zlatan Ibrahimovic stars in the new Asterix movie

Filmi-komedi sillet rreth vajzës së vetme të perandorit kinez Han Xuandi, e cila shpëton nga duart e një princi mashtrues dhe ikën në Gali, duke kërkuar ndihmë nga dy luftëtarë trima, Asterix dhe Obelix.

Ky film është blerë nga Netflix, i cili do ta lëshojë atë në një numër territoresh. Ibrahimovic aktualisht po rikuperohet, pasi pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe iu nënshtrua operacionit në maj.

In the trailer, Ibrahimovic is featured in a brutal fight scene

Mendohet se ai nuk do të jetë gati të dalë sërish në fushë deri në vitin e ri. Sidoqoftë, kjo nuk ka ndikuar në jetëgjatësinë e karrierës së Ibrahimovic, pasi ai hodhi poshtë mundësinë për t’u tërhequr nag fushat e blerta.

Ai tha për “Gazzetta dello Sport”: "Jam arrogant, pa frikë. Jam mirë, po punoj çdo ditë për t’u rikthyer. Me siguri do ta shihni, kur të kthehem do të dëgjohemi, do ta bëj me zhurmë. Nevojitet durim, ky është çelësi tani. Nuk do të tërhiqem, po kthehem dhe nuk do të dorëzohem”.

Kur u pyet se çfarë mund të çojë në tërheqjen e tij nga futbolli, dha një përgjigje tipike si Ibrahimovic: "Nëse shoh një lojtar më të fortë se unë, do të ndalem. Por nuk e kam parë akoma".

Ibrahimovic is currently recovering from serious injury - but vows not to retire