Transmetuar më 26-09-2022, 14:42

Sot është një ditë speciale për Greta Koçin pasi feston ditëlindjen. Këngëtarja mbush 31 vjeç. Ajo ka marrë shumë urime nga ndjekësit por më të bukurin ia ka bërë motra e saj, Eni Koçi. Këngëtarja shprehet e lumtur për prezencën në jetën e saj duke iu referuar si shoqja më e mirë.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Gëzuar për motrën dhe shoqen time më të mirë. Uroj të festosh edhe 100 ditëlindje të tjera plot gëzime dhe lumturi. Je njeriu më i veçantë në jetën time dhe dua të të shoh gjithmonë të lumtur e të buzëqeshur. Poor mos të harrojmë që do të jesh dhe tezja më e bukur në botë. Të dua”.

Ndërkohë, Greta ka falenderuar fansat për urimet e shumta që ka marrë. “Në këtë ditëlindje dua vetëm të falenderoj Zotin që jam dhe kam gjithçka që më duhet për të qenë e lumtur. Ps. Flm dhe juve që më uroni. Tek video e fundit që kam publikuar do të lexoj të gjitha urimet me shumë dashuri.”