Transmetuar më 26-09-2022, 18:37

Rumani- Një skenë tronditëse ka ndodhur në një nga rrugët e Azerbajxhanit.

Trajneri skuadrës azere të Neftçi Baku, Laurentiu Regenkampf dhe ish-bashkëshortja e tij, njëkohësisht agjente futbolli, Anamaria Prodan, janë bërë protagonistë të një sherri të rëndomtë në mes të rrugës.

Ish-çifti nga Rumania nuk janë përmbajtur dhe janë përleshur fizikisht në ambient publik. Sipas mediave rumune, pas kësaj dhune të dy janë shoqëruar drejt komisariatit dhe kanë marrë urdhër mbrojtjeje.

Anamaria Prodan thotë se trajneri Regenkampf ka qenë i dehur dhe ka hyrë me dhunë në shtëpi duke e kërcënuar dhe duke e shtyrë.

Nga pamjet shihet sesi Laurentiu Regekampf e godet vazhdimisht në fytyrë, por dhe ajo e sulmon gjithashtu.