Transmetuar më 26-09-2022, 23:28

TIRANË- Arrestimi i Denis (Xhija) Klironomi, i mbiquajtur "Gucci" sot në Kolumbi ka risjellë një dosje të vjetër. Bëhet fjalë për rrëmbimin dhe zhdukjen e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamza, i njohur si Reni i Elbasanit. Në videon e kamerave të sigurisë të momenteve para rrëmbimit, të siguruara nga "Uniko", shfaqen dy persona, njëri prej tyre është Deniz (Xhija) Klironomi.

I pari që shfaqet është Indrit Shaqja, ndërsa personi i dytë është Denis Xhija. I veshur me rroba të zeza, ecën ngadalë, me njërën dorë në xhep dhe tjetrën tek varëset e floririt, ai ndjek veprimet e Indrit Shaqjes i cili po komunikonte në atë moment me Renin. Dhe ky është i pajisur me një çantë dore, brenda së cilës nuk dihet çfarë ka.

Renato hamza

Asokohe në Shqipëri, Denis Xhija ishte i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar në mungesë me 6 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për veprat penale të vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Gjithashtu njiihej edhe me mbiemrin "Floroiu". Ai ishte dënuar në mungesë, pasi në vitin 2015, në një lokal në lagjen 7 në Durrës teksa po drekonte me tre shokë, u konfliktua me njërin prej tyre dhe nxorri pistoletën për ta ekzekutuar në vend. Gjendja midis tyre u acarua së tepërmi, dhe i pandehuri Deniz Xhija menjëherë u ngrit në këmbë dhe nxorri nga brezi pistoletën duke qëlluar në qafë një person në një tavolinë tjetër që nuk kishte lidhje me konfliktin.

Por pas arrestimit të sotëm, shqiptari po mbahet në Bogota në burgun e sigurisë së lartë të kryeqytetit të Kolumbisë. Ai akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.