Transmetuar më 26-09-2022, 23:42

Arta Nitaj është një ndër konkurrentet e “Dance With Me”, e cila mbrëmjen e sotme erdhi me një kërcim shumë sensual.

Mirëpo, kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri tha se Arta nuk ka shumë elasticitet te pjesa e këmbëve. Ai shtoi se pret më shumë nga modelja.

“Pres më shumë nga ti sepse ke mundësi të japësh më shumë. Problemi yt më i madh për mendimin tim është hapja e këmbëve sepse je e mbyllur, kupton? Elasticiteti ka të bëjë shumë prandaj duhet të punosh shumë spërkatën. Pjesën e sipërme të trupit ti e punon shumë bukur, por pjesa poshtë ke shumë pak elasticitet”, i tha Iliri.