Transmetuar më 27-09-2022, 07:51

Ka keqardhje, çka mund të shihet në rrudhat e fytyrës së trajnerit të Italisë, Roberto Mancini. Asgjë dhe askush nuk do të mund ta dërgojë kombëtaren axurre në Kupën e Botës. Dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, megjithatë, ndihmojnë për ta ngritur moralin e kampionëve të Europës në fuqi.

Duke folur në konferencën për shtyp, pas fitores ndaj Hungarisë, Mancini analizoi provat e skuadrës së tij që çuan në kualifikimin në fazën finale të Ligës së Kombeve:

"Gjithçka ishte perfekte deri në 20 minutat e fundit, ne duhet të përmirësohemi në fazën finale. Vuajtja e 20 minutave të fundit nuk kishte kuptim, duhej të përpiqeshim të shënonim golin e tretë. Rënia është ndoshta për shkak të lodhjes".

Një sukses i arritur edhe falë pritjeve të Gianluigi Donnarumma, autor i një paraqitjeje madhështore: "Donnarumma ishte mirë, qetësia që po përjeton tani te PSG po i shërben. Jorginho ka luajtur dy ndeshje të shkëlqyera. Dimarco ka qenë shumë i mirë".

Mendimi shkon padyshim te Kupa e Botës. Mancini ngre supet, kthehet dhe vazhdon, me ekipin e tij kombëtar:

"Zemërimi? Po, e kam, por tani mund të vuaj vetëm në heshtje. Kualifikimi në ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve tani nuk duket asgjë, por ndoshta në qershor do të jetë më bukur".