Transmetuar më 27-09-2022, 12:02

TIRANE- Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon Partinë Socialiste se ka dijeni direkte në zhdukjen e Ervis Martinajt. Në një postim të fundit në Facebook, Berisha shkruan se dy ditë para se të zhdukej, në bazë të një raportimi nga qytetari dixhital, Martinaj ka qenë i strehuar tek një grua e cila punon në bashkinë e Tiranës, pranë Erion Veliajt. Berisha thotë se policia dhe prokuroria fshehin rolin e saj në këtë çështje, ndërsa citon qytetarin që thotë se në pamje duket Martinaj që del nga pallati i gruas dhe hyn në makinën e saj.

POSTIMI I PLOTE:

Per fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit! Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise. Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit. sb “Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e rames nuk e nxjerr qe dy ditet e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te nje femer socialiste qe punon te bashkia lali erit e cila quhet…Policia e di shum mir dhe ka mar deshmin e ksaj femre por pse nuk e nxjerrin sepse deri ne momentin qe ka taku shijaksit ka qen me kte femer me vete e ka derguar kjo nga shpia e vet ne shijak Prokuroria ka edhe videot ku shihet ervis martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksaj Pse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e fundit Apo edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai ervisin”

Por çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn dhe pse çështja e zhdukjes së një të shumëkërkuari u kthye në lajmin kryesor të politikës shqiptare?

Që prej 9 gushtit 2022, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe askush nuk di më asgjë për trupin e tij. Zyrtarisht që prej momentit të denoncimit e deri më sot, Policia dhe Prokuroria shqiptare nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për hetimin dhe pistat kryesore, por burimet mediatike kanë krijuar një rrugë të pakonfirmuar të zhdukjes së tij. Dyshohet se Martinaj është marrë peng dhe është vrarë dhe se trupi ndodhet në Vlorë. Martinaj dyshohet se është nxjerrë në pritë ndërsa gjurma e fundit është në Shijak, atje ku është takuar me një grup të fortë kriminal që vepron në zonë. Ngjarja që në dukje ka prapavijë kriminale ka përfshirë edhe politikën. Pas akuzave se eleminimi është bërë politik, gazetari Artan Hoxha e lidhi direkt Ramën me zhdukjen e Martinajt dhe me politikën e ndryshuar të qeverisë për hapjen e basteve. Tashmë lotot sportive do të lejohen. Edhe Berisha e akuzoi Ramën se është i përfshirë në këtë ngjarje.