Transmetuar më 27-09-2022, 20:16

Elbasan- Aksidentohet nga një mjet polici rrugor në aksin Elbasan-Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur te tuneli panoramik.

Automjeti tip "Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan Ferdinant Bahja 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks.

Drejtuesja e automjetit S. V., është arrestuar në flagrancë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.