Transmetuar më 27-09-2022, 21:41

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Pukë-Vau i Dejës.

Mësohet se i plagosur me armë zjarri është dërguar në spitalin e Shkodrës Pjetër Kola, nga Lezha.

I plagosuri, rreth 40 vjeç, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit dhe nuk dihet nëse është në gjendje të qëndrueshme apo jo.

Ndërkohë, policia po kryen veprime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.