Transmetuar më 28-09-2022, 08:09

SHBA- Një 14-vjeçar u vra dhe tre të tjerë u plagosën pas të shtënave që ndodhën gjatë një sherri në shkollën e mesme Roxborough në Filadelfia, qyteti më i madh në Pensilvani. Sipas njoftimeve të policisë, konflikti nisi në fund të një ndeshje futbolli në oborrin e shkollës.

Të shtënat ndodhën rreth orës 16:40 me orën lokale. Sipas hetuesve, autori hapi zjarr nga një pistë garash e më pas u largua. Katër nxënësit e prekur, dy 14-vjeçarë, një 17-vjeçar dhe një tjetër mosha e të cilit nuk dihet ata ishin pjesë e të njëjtit ekip. Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin Universitar Temple të qytetit, por njëri nga dy 14-vjeçarët nuk ia doli.

Autori është ende në arrati dhe po kërkohet nga policia.