Transmetuar më 28-09-2022, 08:16

TIRANË- Reperi i njohur Noizy ka festuar ditën e djeshme 36-vjetorin e tij të lindjes mes familjarëve dhe miqve të tij. Ai ka shprehur 2 dëshira në momentin e fryrjes së qirinjve, e cila ka shkaktuar mjaft brohoritje nga të afërmit e tij.

Në videon e postuar dëgjohen të afërmit e tij duke thënë "nuse-nuse", por ai kërkon një koncert të dytë Alpha dhe më shumë para.

Gjithashtu ai me të qeshur ka shtuar: "Alpha 2, ishalla na shkon mbarë, dhe 100 milionë euro”.