Transmetuar më 28-09-2022, 09:44

TIRANË- Tashmë është njohur publikisht miqësia e Noiz-t me Stresin. Ditën e djeshme Noizy festoi 36-vjetorin e lindjes së bashku me familjarët dhe shoqërinë e tij.

Ai mori shumë urime të ndryshme nga fansat, shoqëria dhe familjarët e tij, por nuk kishte si të mungonte edhe një urim nga Stresi.

Stresi në llogarinë e tij të Instagramit, InstaStory ka postuar një foto nga koncerti ‘Alpha Show’, ku shihet së bashku me Noizy-n në skenën ku 13 vite më parë ishin zënë me njëri-tjetrin.

“U bëfsh 100! Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës sate. Gëzofsh gjithë jetën. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Stresi në foton e postuar.