Transmetuar më 28-09-2022, 11:25

Sarandë- Dhunohet tre të mitur në shtëpinë e fëmijëve në Sarandë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë, pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijët e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion”, njoftojnë Blutë e Sarandës.