Transmetuar më 28-09-2022, 11:43

Ditëlindja e parë si i ndarë, por jo zyrtarisht si beqar për Francesco Tottin. Për të festuar 46-vjetorin, ish-kapiteni i Romës organizoi dje një festë private me të dashurën e re Noemi Bocchi, fëmijët e tij Cristian, Chanel dhe Isabel, si dhe disa miq të vjetër që ka gjetur së fundi.

Një darkë intime, siç raportohet nga burimet e “Messaggero” dhe “Corriere della Sera”, me bazë peshku, në një restorant të besuar. Për herë të parë në 20 vite, “Pupone” i ka shuar qirinjtë pa ish-gruan tashmë Ilary Blasi pranë tij. Praktikat e ndarjes kanë nisur së fundmi, por marrëdhëniet mes tyre mbeten mjaft të ftohta.

Historia e dashurisë mes Francesco Totti dhe Noemi Bocchi është më serioze se kurrë. Ish-kapiteni i Romës tashmë ka takuar fëmijët e të dashurës së tij të re, të lindur nga martesa e mbyllur me sipërmarrësin Mario Caucci. Nga ana tjetër, stilistja 34-vjeçare e luleve është njohur nga afër me Cristian, Chanel dhe Isabel, tre fëmijët e legjendës verdhekuqe, që i ka sjellë në jetë Ilary Blasi.

Ndryshe nga sa është pëshpëritur muajt e fundit, trashëgimtarët e Tottit nuk kanë asnjë problem me babanë e tyre. Përkundrazi, më 27 shtator e nderuan publikisht në rrjetet sociale me dedikimet e dashurisë së thellë. "Përshëndetje jeta ime, të dua deri në vdekje", – ishte mesazhi i Cristian, me një foto të tyre së bashku gjatë lamtumirës së Tottit nga futbolli.

“Urimet më të mira për burrin unik në jetën time. Të dua shumë”, – ishte postimi i Chanel, vajzës, e cila ka postuar një foto në rrjetet sociale me të atin.