Transmetuar më 28-09-2022, 14:30

SHBA- Shijet nuk mund të imponohen. Madje njerëzit janë të prurur drejt origjinales.

Një grua, e cila ka dy vjet që nuk është depiluar, ka zbuluar se nuk ka ndërmend që ta bëjë një gjë të tillë as së shpejti, pavarësisht se çfarë thonë kritikuesit.

Cherry The Mistress është një 20-vjeçare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është pjesë e faqes për të rritur “OnlyFans”.

“DailyStar” shkruan se Mistress ka dy vjet që nuk është rruar e madje as nuk ka përdorur as deodorant. E teksa ka shumë që e kritikojnë, fansat e saj të zjarrtë e duan ashtu siç është.

E jo vetëm kaq, e reja ka zbuluar se ka lënë punën e saj si bariste në një kafene si dhe universitetin, pasi fitonte 20 herë më shumë duke bërë punë seksi në internet.

Ajo ka dhënë një intervistë për “DailyStar”, ku ka zbuluar se pse ka vendosur që të mos depilohet. 20-vjeçarja gjithashtu ka folur për kritikat, urrejtjen dhe dashurinë që merr në rrjet.

“Ka disa arsye pse e ndalova depilimin. Depilimi është ndjerë gjithmonë si një punë e përditshme dhe kjo e lë lëkurën time kaq të irrituar. Nuk jam depiluar për herë të parë kur po bëhesha gati të dilja në një takim me një djalë. Gjithmonë kam mësuar nga familja dhe bashkëmoshatarët se duhet të depilohem”, shpjegoi ajo.

Në atë moment, Cherry pyeti veten nëse do të depilohej për një burrë që nuk e njihte. Ajo mori vendimin që të mos depilohej.