Transmetuar më 28-09-2022, 18:39

Sarandë- Nuk ka mundur të mbijetojë 57-vjeçari që mori djegie në trup nga shpërthimi në flakë i një magazine në Sarandë.

Mësohet se viktima është Ilirian Xhani po qëndronte në një magazinë elektroshtëpiakesh, në kabinën e vendrojës.

57-vjeçari u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por sot ka ndërruar jetë pasi plagët e marra ishin të rënda. Sipas raportit, ai kishte pësuar djegie në rreth 70% të trupit.

Ndërkohë këto janë pamjet nga magazina e shkrumbuar.

Mësohet se ambulanca u kthye nga rruga, ndërkohë që trupi i tij u dërgua përsëri në Tiranë për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore, sipas kërkesës hetimore të nisur nga vendngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se Ilirian Xhani, me origjinë nga Përmeti, por banor i Berdeneshit.