Transmetuar më 29-09-2022, 10:43

Tiranë- Firmoset kontrata për satelitët Albania 1 dhe Albania 2. Satelitët do të kushtojnë 6 milion USD.

Niko Peleshi: Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtës dhe teknologjisë. Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë. Konstiton në përdorimin e dy satelitëve për monitorimin e territorit të Shqipërisë, si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë. Shqipëria do të ketë akses të dedikuar në dy satelitët që pritet t’i bashkohen flotës. Satelitët do të quhen Albania 1 dhe 2. Kjo do ti mundësojë Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore. Do të merret informacion në lidhje me të gjitha rrethanat, kushtet meteorologjike, operimi i të gjitha mjeteve ajrore. në fushën ushtarake përdorimet janë të shumta. Satelitetët do të japin imazhe në kohë reale.