Transmetuar më 29-09-2022, 11:40

IRLANDË- Një ngjarje mjaft e rëndë ka tronditur opinionin publik në Irlandë, por jo vetëm.

Një 8-vjeçare nga Ukaina është gjetur me plagë të shumta në trup e qëllua me thikë.

‘Mirror.co.uk’ raporton se ndaj vajzës është qëlluar 75 herë me thikë në qafë dhe në trup.

Vajza tetë vjeçare, mbërriti në Irlandë nga Ukraina. Nëna e saj, 46 vjeçe, u gjet po ashtu pa ndjenja në vendngjarje.

Mjekët zbuluan se tetë vjeçarja është në një gjendje kritike në Spitalin e Fëmijëve Crumlin.

Nëna e fëmijës ndodhet në spitalin universitar Limerick dhe gjithashtu është në gjendje kritike.

Mjekët janë në pritje të rezultateve të një raporti toksikologjik me shpresën për të zbuluar shkakun e plagosjes të saj.