Transmetuar më 29-09-2022, 13:52

TIRANË-Del foto dhe emri i shqiptarit të zhdukur në Ekuador.

Personi që po shikoni në foto është Shenasi Loha, shqiptari që gazetari Artan Hoxha e denoncoi si të zhdukur.

Hoxha publikoi foton e shqiptarit, për të cilin tha se ka humbur gjurmët që nga muaji mars i këtij viti. Ai tha se i riu është nga Ferizaj i Kosovës.

"Ky është shqiptari që u zhduk në Ekuador, Shenasi Loha. Ai më kanë thënë që ka humbur gjurmët që nga muaji mars i këtij viti,"- tha Hoxha ndër të tjera.