Transmetuar më 29-09-2022, 17:52

Tiranë- Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Rasti u regjistrua te rruga e "Dibrës".

Autobusi i linjës ka përplasur një person me biçikletë.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia për zbardhjen e situatës.

Ndërkohë të gjithë pasagjerët kanë zbritur nga autobusi.

I plagosuri i shtrirë në tokë, sipas dëshmitarëve është në gjendje të rëndë.

Ai u transportua për në spital.

Ende nuk dihet identiteti i tij.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.