Transmetuar më 29-09-2022, 19:23

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të presë nesër ora 10:00 në Kryeministri kryetarët e Bashkive të vendit.

Deri më tani është bërë me dije vetëm ora dhe data e takimit, por jo shkaku i mbledhjes së kërkuar nga kryesocialisti, në një kohë kur kanë nisur të dalin emrat e parë që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit që vjen. Nga Rama, deri më tani 3 emra janë të sigurtë, Erion Veliaj do të garojë për Tiranë, Andis Salla për Cerrikun, ndërsa Dritan Leli nuk do ta ketë një shans të tretë për të drejtuar Vlorën.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të diskutojnë për çështje të tjera, siç ka ndodhur herët e fundit, ku është folur për kursimet, borxhet, pastrimin, ndërsa Rama jo pak herë i ka kritikuar.

Hera e fundit që kreu i qeverisë i mblodhi 60 socialistët, të gjithë bashkë në një vend, ishte për disa ditë në Pogradec, atje ku secili mori 15 minuta kohë për të prezantuar para të parit të partisë se çfarë kishte bërë gjatë kohës që drejtonin bashkinë respektive. Mbetet për t’u parë nesër se çdo flitet.