Transmetuar më 29-09-2022, 20:16

Moskë- Tashmë ambiciet e Vladimir Putin për ta kthyer Rusinë në superfuqi janë tashmë të njohura.

Kjo është përforcuar dhe nga deklarata e fundit, teksa kërkoi krijimin e një rendi të ri botëror. Deklaratat u bënë gjatë një diskutimi me shefat e Inteligjencës nga vendet e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, një organizatë e trashëguar nga rënia e BRSS dhe që bashkon ekskluzivisht ish-republikat sovjetike.

“Në kushtet aktuale konfliktet po përkeqësohen, po shfaqen kërcënime të reja. Ne duhet të krijojmë një rend botëror më të drejtë”, tha Putin përpara se të shtonte: Kjo lidhet me problemet e hegjemonisë perëndimore, e cila po shembet."

Vladimir Putin akuzoi Perëndimin se është "i kapur pas së kaluarës dhe po përpiqet të imponojë politikën e diktatit në të gjitha sferat e politikës dhe ekonomisë ndërkombëtare".

“Perëndimi krijon kriza të reja, probleme të reja dhe ushtron presion mbi vendet që zgjedhin një rrugë sovrane të zhvillimit”, tha Putin.