Transmetuar më 30-09-2022, 07:50

FRANCE – Një episod i veçantë ndodhi në një ndeshje tenisi në Francë. Corentin Moutet i Francës dhe Adrian Andreev i Bullgarisë u përplasën fizikisht, pasi përfunduan ndeshjen e tyre ATP Challenger në Orleans të Francës.

Andreev (i 247-ti në botë) bëri surprizën duke mposhtur Moutet (i 64-ti) 2-6, 7-6 (3), 7-6 (2). Ata kanë shkuar për urimin formal në rrjet, të cilin shpejt e shndërruan në një konflikt fizik. Pati një tentativë për ta kthyer duelin në një ndeshje boksi, por arbitri i ndeshjes shkoi të bënte paqe mes dy tenistëve, përpara se gjërat të përkeqësoheshin.

Moutet dha versionin e tij të ngjarjeve në Instagram. "Unë nuk dua të kërkoj falje për atë që ndodhi në fund të lojës. Kur një lojtar e lejon veten të thotë ‘të q** ty’ dy here, ndërsa më shikonte në sy, nuk mund të mos e bëj të kuptojë në mënyrën time, se nuk janë gjëra që bëhen".

VIDEO/ Në fund të ndeshjes, fusha e tenisit për pak

Ai siguroi se Andreev "më kërcënoi dhe më ftoi të shiheshim jashtë, të cilën e bëra për dhjetë minuta, por nuk e gjeta. Ai ka shkuar nga ana tjetër, i rrethuar nga gjashtë agjentë të sigurimit". Ai tallet dhe paralajmëron, se “Mezi pres kur ta diskutojmë me qetësi ngjarjen”,- thotë me ironi.