Transmetuar më 30-09-2022, 07:56

Afganistan- Shpërthim në një qendër arsimore në Kabul. Shpërthimi ndodhi në qendrën arsimore Kaaj në zonën e Dashte Barçit në perëndim të qytetit. Raportohet se shpërthimi ka lënë pas viktima dhe shumë të plagosur.

Shumë nga ata që jetojnë në zonë janë nga minoriteti Hazara, i cili ka qenë në shënjestër në sulmet e kaluara.

Një ekip policie ndodhet në zonë, por numri i viktimave nuk dihet ende, tha një zëdhënës i policisë për BBC